Maqedonasit pranuan propozimin francez, reagon DASH: BE me Shqipërinë e RMV-në anëtare, do të jetë më e fortë

schedule15:46 - 16 Korrik, 2022

schedule 15:46 - 16 Korrik, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE. Pas pranimit të propozimit francez në Kuvendin e RMV-së, Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë për mediat, shprehet se ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

Sipas asaj që ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në BE që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe RMV-në do të jetë më i fortë dhe më i begatë.

Në reagim, DASH përmend po ashtu se i njeh kompromiset e vështira që Maqedonia e Veriut është dashur përpara për ta çuar përpara vendin në rrugën e integrimit, por shtohet se identiteti kulturor i vendit dhe gjuha maqedonase njihen dhe respektohen.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE. Ne i njohim kompromiset e vështira që janë bërë në këtë proces, që njohin dhe respektojnë identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një BE që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe RMV-në do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha që të ndërtojmë momentum dhe të punojmë në hapat e ardhshëm.”

.@SecBlinken: “A European Union that includes all of the Western Balkans, including Albania and North Macedonia, will be stronger and more prosperous. Now is the time to build momentum and work on next steps.” pic.twitter.com/MgszwWdVc2

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 16, 2022

  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!