Manja: Synojmë që burgun e grave në “Ali Dem” ta zhvendosim në Pogradec pas amnistisë

schedule13:04 - 8 Mars, 2024

schedule 13:04 - 8 Mars, 2024

Në një komunikim për mediat ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se burgu i Pogradecit përfundon në mars dhe se do të jetë në kushte optimale.

Gjithashtu nënvizoi se synohet që burgu i grave ta zhvendoset në Pogradec, por kjo pritet do të ndodhë vetëm pas amnistisë penale.

“Nuk dua të bie në kurthin e shifrave se ndryshojnë. Efektet e amnistisë fillojnë pas miratimit të ligjit në Parlament. Ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit. Deri në fund të vitit numri i grave është shumë më i madh. E gjitha zona këtu është zona rezidenciale.”, tha ai, duke shtuar: “Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin, Por do të jetë pasi të bëhet amnistia. Këtë institucionin këtu, pas transferimit të grave, do të jetë i joni, ligji na kërkon të kemi një burg të hapur. Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit, Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen”, tha Ulsi Manja.

/abcnews.al/