Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja këtë të enjte në seancën plenare ka ritheksuar rëndësinë që ka miratimi i marrëveshjes së emigracionit të paligjshëm me Britaninë e Madhe dhe me Irlandën e Veriut.
Manja në fjalën e tij fokusin e ka vënë tek shqiptarët e dënuar në Britani dhe anasjelltas, duke theksuar se marrëveshje do të krijojë respektimin e të drejtave të tyre njëlloj si të ishin shtetas të atij vendi.
Ndër të tjera ministri është shprehur se është e rëndësishme që të miratohet kjo marrëveshje dhe në momentin që të dënuarit shqiptarë në Britani kanë bashkëpunim dhe kontribut në fushën sociale dot ë kenë mundësi që dënimin ta shlyejnë në vendin e tyre pranë të afërmve.
LEXO EDHE: Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm, Çuçi: Rrit sigurinë
“Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm me Britaninë e Madhe dhe me Irlandën e Veriut është ndër më të rëndësishme që ne po miratojmë, në këtë marrëveshje Shqipëria rrit bashkëpunimin në fushën penale dhe kriminale me Britaninë. Kjo marrëveshje përmirëson kushtet dhe rregullat për transferimin e personave të dënuar dhe përshtatjen e tyre social të shtetaseve të dënuar. Kjo tregon se nëse shtetasit shqiptarë shërbejnë në të mirë të bashkëpunimit social do të mundet që të transferohen dhe dënimin ta vuajnë në Shqipëri afër njerëzve të dashur.
Kjo marrëveshje rregullon aspektet procedurale që kanë qenë pezull, dhe nxit bashkëpunimin e dy shteteve për personat e dënuar. Shteti marrës që kërkon personat e dënuar duhet që shtetit që kërkon transformimin të bashkëngjisë dhe dokumentacionin e plotë. Gjithashtu janë qartësuar përshtatjen e dënimit konkret një ndër çështjet më problematike. Kjo marrëveshje zbaton mësimet e nxjerra dhe rrit bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale. Na bën partnerë më të besueshëm në fushën penale dhe i hap rrugë bashkëpunimit në fushën penale me shumë vende të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Manja./abcnews.al