Manja: Hetimi për spitalin Onkologjik ka nisur në janar 2023

schedule13:39 - 26 Qershor, 2024

schedule 13:39 - 26 Qershor, 2024

Teksa foli për rritjen e pagave të administratës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u ndal te skandali në spitalin Onkologjik.

Ai tha se hetimet kanë nisur në janar të vitit 2023, ndërsa theksoi se nuk mund të njollosen bluzat e bardha për shkak të disa ‘banditëve’.

Lidhur ne ngjarjen e neveritshme, qëndrimi i qeverisë shqiptare është neveri dhe ndëshkim për këdo që shkel ligji, ka filluar hetimi për çështjen. Nuk mund të njolloset bluza e bardhë,. Ne do të ndërmarrim masat që tha kolegia e shëndetësisë. Edhe në nivelin administrativ ka pasur hetim, është ndëshkuar një punonjëse e spitalit Onkologjik. Qeveria mbështet bluzat e bardha.

Ministrja do të bëjë një rishikim dhje propozimet për ndryshimet do të vijë nga sektori i Shëndetësisë. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore, e jo penale.”, tha ai,

Në lidhje me rritjen e pagave për administratën, ministri Mnaja u shpreh se “Në këto rritje page kanë përfituar edhe sektori i burgjeve, ku përfshihet stafi mjekësor dhe civil. Është rritja e radhës dhe më lejoni të them se përfiktojnë mbi 3 mijë punonjës të burgjeve, 13-27 përqind. Mesatarisht pagat janë rritur 15.2 përqind, e veçanta lidhje me aspirantët. Aspirantët do të paguhen nga data 1 korrik pas me 80 përqind të pagës së inspektorit. Rritje kanë pësuar të gjitha gradat. Unë besoj dhe shpresoj se kjo nuk do të jetë rritja e fundit të pagave.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!