Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Pas fillimit të seancës, Kreu i Komisionit Hetimor për Metën, Ulsi Manja ka raportuar gjetjet e Komisionit dhe u shpreh se edhe nëse deputetët ngrenë kartonat për shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që do japë vendimin final.
“Për të qenë të qartë për opinion publik, edhe nëse seanca plenare voton kërkesën për shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin fianl. Lidhur me raportin që ju keni përpara dhe që është voluminoz, për të cilin ky komision ka administruar prej një viti të gjitha faktet dhe provat, Komisioni kishte për qëllim ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit të Republikës”, tha Manja ndër të tjera.
Në mbyllje të punimeve të veta dhe në hartimin e raportit final, Komisioni Hetimor i ngritur nga mazhoranca vlerësoi se Meta ka kryer shkelje, por ato nuk janë të rënda dhe nuk e justifikojnë shkarkimin e tij./abcnews.al