Manifestimi i Presidentit Meta bën jehonë në mediat botërore

schedule10:38 - 4 Mars, 2020

schedule 10:38 - 4 Mars, 2020

Mansifestimi i Presidentit Ilir Meta me qytetarët në 2 mars ka bërë jehonë edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Dalja e pazakontë e Presidentit të vendit në terren me qytetarët ka marrë vëmendjen e New York Times, ku ndër të tjera shkruan: “Mijëra shqiptarë u mblodhën të hënën kundër qeverisë së majtë të vendit, duke iu përgjigjur një thirrje të presidentit i cili e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.

Protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita, e cila dëshiron zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike. Meta akuzon qeverinë dhe Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama për shkeljen e Kushtetutës së vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, dhe gjithashtu se ka marrë kompetencat e veta duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata nuk funksionon që nga korriku 2018 pasi shumica e gjyqtarëve u shkarkuan pas një procesi të verifikimit”.

“Mijëra mbështetës të opozitës denoncuan qeverinë e Shqipërisë në një protestë të hënën (2 mars) në një masë që ka të ngjarë të thellojë një mosmarrëveshje midis presidentit të vendit dhe qeverise së majtë mbi reformat gjyqësore të kërkuara nga Perëndimi.

Mbështetësit brohorisnin Presidentin Ilir Meta kur akuzoi qeverinë e Kryeministrit Edi Rama për instalimin e një “grusht shteti” kundër Kushtetutës dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar”, shkruan Euroaktiv.

Shqipëria rrezikon të bëhet edhe një herë “Koreja e Veriut e Evropës”, paralajmëroi presidenti i saj të enjten ndërsa mbrojti rolin e tij në një betejë kushtetuese që kërcënon të minojë rrugën e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ilir Meta dëshiron që shqiptarët të rrëzojnë qeverinë socialiste të vendit, për të cilën ai pretendon se “uzurpoi çdo institucion i pavarur” dhe të bëhet një “regjim njëpalësh“, e pasqyron në këtë mënyrë Euronews manifestimine  Presidentit Meta. /abcnews.al