“Manifestimi i 2 marsit”, ambasadorja e Francës: Presidenti ti dali përballë përgjegjësisë se tij

schedule12:55 - 2 Mars, 2020

schedule 12:55 - 2 Mars, 2020

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak këtë të hënë ka komentuar tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Burime për ABC News bëjnë me dije se gjatë ceremonisë së hapjes së muajit të frankofonisë, Vasak është shprehur se se si Presidenti edhe qeveria duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta.

Jemi në muajin e frankofonisë, nuk duam t’i përziejmë dy gjërat. Ne e dimë se sot presidenti ka thirrur një protestë, dimë që presidenti ka përgjegjësitë dhe duhet tu dali përballë përgjegjësisë se tij, ashtu sikur qeveria duhet te mbajë përgjegjësitë e saj“, u shpreh ambasadorja franceze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!