Tirana solidarizohet me Ukrainën. Dy vite nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, në një manifestim të organizuar në kryeqytet, Tirana tregoi edhe njëherë mbështetje nga Ukrainës, duke dënuar ashpër masakrat ndaj popullit të pafajshëm ukrainas.
Reshjet e shiut nuk penguan qytetarë të shumtë, dhe ukrainasit që jetojnë në vendin tonë për t’ju bashkuar manifestimit.
Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shhkurov falenderoi popullin shqiptar për soliodaritetin dhe mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.
Ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj, si dhe për dënimin e agresionit rus. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e 24 shkurtit 2022. Këto dy vite kanë treguar se kush jemi dhe kush anë miqtë tanë. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë. Më dhemb ta them por Rusia vazhdon të mbledhë trupa dhe një numër të madh ushtarësh.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner vlerësoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, që prej dy vitesh është nën agresionin rus.
Sinkron: Një partner i vërtetë i Ukrainës, Shqipëria ka qenë një partner fenomenal. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Janë bërë hapa të fuqishëm dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah Ukrainës, Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe të ecim përpara.
Ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato tha se Ukraina nuk mund të kishte mik më të mirë Shqipëria.
Ukraina s’mund të kishte gjetur më mirë të mirë dhe BE s’mund të kishte një partner më të mire se Shqipëria. Shqipëria i ka bërë ballë bullizimit të Rusisë. Ukraina s’mund të kishte gjetur më mirë të mirë dhe BE s’mund të kishte një partner më të mire se Shqipëria. Është e drejtë të qëndrojmë krah Ukrainës, ka të bëjë për paqen ndërkombëtare.
Kryebashkiaku tha se Tirana po përgatitet për t’i bërë mikpritje, bujare presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Tirana do të përgatitet për të mikpritur presidentin, Volodymyr Zelensky, që do të jetë këtu për samitin javën tjetër. Kështu që jo vetëm një rrugë që quhet nga Bashkia e Tiranës “Ukraina e lirë”, por e gjithë Tirana do të ndihet si ky toponim, një Ukrainë e Lirë. Shpresoj që të jetë një vizitë e suksesshme. Bujaria shqiptare të reflektohet edhe në pritjen që kemi rezervuar për presidentin Zelenskyy”.
Përpara ukrainasve të larguar nga lufta, kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se shpreson që ky të jetë përvjetori i fundit që qytetarët takohen në këto rrethana dhe që lufta në Ukrainë të marrë fund.