Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manifestim i paligjshëm, gjobiten me nga 5 milion lekë organizatorët e tubimit në Dibër

schedule11:23 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 11:23 - 3 Dhjetor, 2020

A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, gjobiten me nga 5 milion lekë të reja pasi kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona,  për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica.

Sipas policisë organizimi ishte i paligjshëm dhe në këtë mënyrë i ka bërë thirrje të ndërpresin protestën, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Dibër/Informacion

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, gjobiten me nga 5 milion lekë të reja organizatorët e tubimit.

Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur “Kodra e Bitrit”, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona,  për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!