Duket se aplikacionit TikTok i është shtuar një konkurent shumë i fortë. Bëhet fjalë për Twitch, faqja e transmetimit të drejtpërdrejtë për videolojërat, e nisur në 2011 dhe e blerë tre vjet më vonë nga Amazon për 970 milionë dollar.
Sot Twitch, në të gjithë botën, ka një mesatare ditore prej 26,5 milionë vizitorësh, mesatarisht dy milionë shikues në çdo kohë dhe mbi gjashtë milionë transmetues çdo muaj, për një total prej 600 milionë minutash të shikuara në 2019.
Në SHBA, më shumë se gjysma e përdoruesve janë të moshës midis 18 dhe 34 dhe 14% janë nën 18 vjeç.
Kujtojmë që Tëitch është një lloj YouTube i dedikuar videolojërave, por ata që kanë një kanal nuk ngarkojnë video por transmetojnë drejtpërdrejt. Gjithashtu, platforma e re lejon komunitetin e shikuesve që të mblidhen rreth një kanali dhe të bashkëbisedojnë. l.k/abcnews.al