Sadio Mane është një nga lojtarët kryesorë të Liverpool në Premier League, teksa këtë sezon sulmuesi senegalez ka arritur të shënojë 22 gola, teksa ka dhënë edhe 4 asiste në të gjitha garat me s “The Reds”.
Sulmuesi nga Senegali ka kontratë me Liverpool deri në qershor të vitit 2023, teksa akoma mes palëve nuk flitet për rinovim, por megjithatë, lojtari nuk ka ndërmend të lëvizë nga Liverpool, edhe pse Bayern Munich dhe Barcelona kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
“Jam shumë i lumtur te Liverpooli, mendoj se do të jem edhe më shumë i lumtur kur të fitojmë trofetë për të cilët po garojmë.
Po përpiqem të shijoj çdo moment këtu duke ndihmuar shokët e ekipit. Dua t’i falënderoj, pasi ata po m’i bëjnë gjërat më të thjeshta. Jam me të vërtetë shumë i lumtur tek ky ekip. Unë nuk jam asgjë pa shokët e ekipit”, deklaroi ylli afrikan. /f.a/abcnews.al