Senegali arriti të fitonte për herë të parë në histori Kupën e Kombeve të Afrikës, teksa në finale mposhti Egjiptin e Mohamed Salah.
Një finale e cila u vendos nga “ruleta ruse”, me lojtarët e Senegalit që dolën triunfues ndaj faraonëve.
Sadio Mane ishte një nga lojtarët kryesorë për Senegalin, ku shënoi edhe penalltinë vendimtare për kombëtaren e tij.
Festa për sulmuesin e Liverpool nuk ka të ndalur, teksa Kryebashkiaku i Sedhiou, qytetit ku ka lindur sulmuesi, Abdoulaye Diop dha lajmin e bukur se stadiumit të qytetit do t’ia vendosin emrin e Manes.
“Ne do t’i vendosim emrin e Sadio Mane stadiumit të qytetit, për t’i shprehur atij gjithë mirënjohjen tonë. Sadio nderoi Senegalin dhe qytetin tonë, e meriton plotësisht këtë dhuratë”. /f.a/abcnews.al