Mane i paparashikueshëm, paraqitet në stërvitje 2 orë para pjesës tjetër të skuadrës

schedule16:20 - 13 Korrik, 2022

schedule 16:20 - 13 Korrik, 2022

Sadio Mane u largua nga Liverpool, pas 6 vitesh si “The Reds”, teksa vendosi të transferohet në “Allianz Arena” për të vazhduar karrierën e tij.

Tashmë Bayern Munich ka në radhët e tij një prej sulmuesve me mentalitet fituesi, pasi lojtari i Senegalit u paraqit ditën e sotme në stërvitje 2 orë para pjesës tjetër të skuadrës.

Sigurisht ky veprim ka rënë në sy të shokëve të skuadrës, pasi përveç se u paraqit dy orë më parë në stërvitje, Mane qëndroi gjithsej 6 orë.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, foli për Mane dhe pretendon se sulmuesi i gjithanshëm është i gatshëm të luajë në çdo pozicion për ekipin.

“Që në bisedën e parë ai la një përshtypje shumë vetëmohuese, e cila është e jashtëzakonshme për një lojtar me një emër kaq të madh.

Ai tha, me mjaft modesti, se mund ta imagjinojë veten në çdo pozicion. Është e rrallë të përjetosh që në një bisedë të parë, që një lojtar të vihet plotësisht në shërbim të klubit dhe trajnerit.

Kjo e bëri edhe më të madhe kërkesën tonë për të arritur nënshkrimin e tij”, deklaroi Nagelsmann.

Kujtojmë se në aventurën e tij te “The Reds”, Mane arriti të dërgonte topin në rrjetë plot 120 herë, teks aka fituar Premeir League dhe Champions League me skuadrën e Jurgen Klopp.


/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!