Mandy Moore është kthyer në xhirimet e filmit “This Is Us” pasi lindi djalin e saj në Shkurt. Aktorja 36-vjeçare bëri me dije se ishte rikthyer në punë por këtë herë si një nënë e re. Moore postoi një video, krah së cilës shkruante: “Mami kthehet në punë!!!”
Më vonë, ajo ndau një selfie e veshur si karakteri i saj, Rebecca. Moore dhe burri i saj, Taylor Goldsmith mirëpritën fëmijën me 23 Shkurt. Krahas një fotoje të të birit, aktorja zbuloi dhe emrin e tij.

“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël. August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe arriti menjëherë në datën e tij të lindjes, për t’i kënaqur prindërit e tij. Ne ishim të përgatitur të dashuroheshim në çdo lloj mënyre, por kjo shkon përtej çdo gjëje që mund të kishim imagjinuar.”, tha Mandy. /abcnews.al
View this post on Instagram

