Një mandat të rëndësishëm e konsideron Klodiana Spahiu, Kandidate e PS për qarkun e Durrësit, mandatin e katër. E ftuar në studion e ‘Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën’, në ABC News, Spahiu tha se integrimi i Shqipërisë në BE, është qëllim kombëtar nuk është as i PS as i qeverisë, duhet të jetë një qëllim i përbashkët për ta kryer këtë proces sa më shpejt
“Është moment kyç për të gjithë qytetarët, vërtetë fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht por të gjithë forcat politike kanë nisur aktivitetet e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Të gjithë janë në terren, për ne është e rëndësishme, sepse besojmë fort se ky është mandati më i rëndësishëm jo vetëm për PS, por është një mandat i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, nëse ne do mendojmë që kemi përpara një detyrim shumë të madh, një detyrim qytetar, por mbi të gjitha një detyrim kombëtar për ta vënë Shqipërinë në tryezën e madhe europiane, është një ëndërr e kahershme e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ka bërë rrugëtimin e vet, kemi parë intensifikimin e negociatave me ndërkombëtarët. Ajo që ne kërkojmë është që pas hapjes së dy grupkapitujve ne të intensifikojmë këtë punë, dhe ky ka qenë qëllimi i parlamentit shqiptar.” – u shpreh Spahiu.
“Ne duhet dhe po punojmë shumë fort për të ndryshuar atmosferën në parlamentin e Shqipërisë, për ta kthyer nga sherrnaja në debat konstruktiv dhe për këtë kemi insistuar gjithmonë. Qëllimi është kombëtar, nuk është as i PS as i qeverisë, duhet të jetë një qëllim I përbashkët për ta kryer këtë process sa më shpejt.”- theksoi më tej Spahiu./abcnews.al