Mandati i Zaçajt, të hënën shkarkimi/ Çupi: Kushtetuesja është kthyer në kosh plehrash. Qëllimi, sabotimi i reformës në drejtësi

schedule18:35 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 18:35 - 13 Dhjetor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se Gjykata Kushtetuese ësht/ kthyer në kosh plehrash, nga veprimet e kryetares Holta Zaçaj, e cila u tërhoq, pasi nuk pranonte përfundimin e mandatit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se qëllimi, është sabotimi i reformës në drejtësi.

“Ajo që është shumë alarmante, është se autoriteti ligjor i Gjykatës Kushtetuese është goditur shumë rëndë, me veprimet që ka kryer kryetarja dhe gjykata duke hedhur përtokë autoritetin e vet ligjor, duke iu drejtuar për gjithçka Komisionit të Venecias, për të zgjidhur problemet që i takojnë Gjykatës Kushtetuese, duke pranuar çdo kërkesë, duke e kthyer në “recycle bin”. Gjë që nuk shkon. Ajo, me ironi e thashë “recycle bin”, mbushet kazanin me gjithçka do vijë. Kushtetuta, sidomos riparimet në kushtetutën e re kanë qenë impenjative që Gjykata Kushtetuese të ripërtërihet. Kjo do kërkonte një kohë, por në 2028 parashikohej që Gjykata Kushtetuese të ishte ajo që duhet të ishte. Ajo dhe të tjerë e minuan këtë proces. Hidhet në erë kushtetuta e Shqipërisë. Qëllimi është që të sabotohet reforma në drejtësi. Në mënyra të ndryshme, SHBA dhe BE tundin kambanat për institucionet e drejtësisë. Kjo nuk bëhet pa arsye. Indikacionet se Beirsha dhe Meta, sidomos Berisha po tenton ta shkatërrojë me njerëzit e vet sistein e drejtësisë, është ashiqare. Berisha është armik i drejtësisë, kur ai nuk e kontrollon. Po konstatohet që në Gjykatën Kushtetuese ka jo vetëm njerëzit, por edhe frymën e vet. Shteti goditet, demokracia goditet duke filluar nga Gjykata Kushtetuese. Është e paprecedentë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!