Mandati i Olta Xhackes nuk do te dergohet per verifikim. Per vendimin e Gjykates Kushtetuese, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro . Për cështje të tilla, Partia Socialiste do të kërkojë opinionin e Venecias.
Teksa Kuvendi ka zbatuar gjithë procedura parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqë ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji, nesër i drejtohem Komisionit të Venecias për mendim.
Kundër votuan: Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela
Por, ndonëse vendimi u miratua, opozita vendosi të kundërshtonte.
Prej dy vitesh, opozita kerkon heqjen e mandatit te deputetes socialiste, Olta Xhacka. Sipas ligjvenesve demokrate Xhacka, është në konflikt interesi për shkak të titullit investitor strategjik që ka bashkeshorti i saj.


