“Mandati i Xhaçkës, në dorë të Kushtetueses”, Beqiri: Çështja nuk mund të kthehet më në Kuvend, duhet një vendim

schedule13:26 - 10 Korrik, 2024

schedule 13:26 - 10 Korrik, 2024

Avokati Idajet Beqiri përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për mandatin e Olta Xhaçkës.

Ai u shpreh se mandati i Xhaçkës është në dorë të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se kjo e fundit po shqyrton të gjitha provat.

Po ashtu, avokati theksoi se cështja nuk mund të kthehet më në Kuvend, por shtoi se mund të çohet në Gjykatën e Strasburgut.

Problemi është që Kushtetuesja fillimisht e mori në shqyrtim këtë çështje dhe nuk pati një vendimmarrje të Parlamentit. Gjykata e ka marrë nën shqyrtim dhe ka analizuar gjithë provat pro dhe kundër. Edhe Xhaçka ka pasur mundësinë e përfaqësimit. Tashmë presim vendimin, nuk mund ta paragjykoj këtë vendim. Ky rreth po merr trajtën e një lufte klasash i ngjashëm me atë të regjimit që përmbysëm. Jemi në pritje të vendimit. Çështja mund të shkojë edhe në gjykatën e Strasburgut.  

Është një çështje e diskutueshme dhe ku ka probleme juridike brenda saj dhe kundërshtitë janë prezentë. Në raste të tilla një mendim i Venecias është pozitiv dhe e ndihmon Kushtetuesen në vendimin e saj. Mund të japë një vlerësim profesional të nivelit të lartë.

Kushtetuesja mund të marrë një vendim për të marrë mendimin e Venecias, kuptohet që çështja nuk zgjidhet dot sot, pra do ketë vonesa.

Gjykata Kushtetuese nuk e kthen çështjen në Kuvendin e Shqipërisë, nëse thotë se ka konflikt inetersi, ky vendim është i zbatueshëm nga Kuvendi. Ata e dhanë mendimin e vetë, madje dhe në parashtrimet që kanë bërë, janë aspekti që nuk rikthehet sërish çështja në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka një problem këtu në Shqipëri, që çështjet politizohen shumë dhe të dyja krahët përqëdnrohen të zënë llogoren e tyre, çdo palë ka të drejtë”, u shpreh avokati.

/abcnews.al