Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor

schedule21:00 - 25 Shtator, 2024

schedule 21:00 - 25 Shtator, 2024

Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias me një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të javës së parë të dhjetorit. Ndërkohë një mision fakt mbledhës do vijë më herët të dëgjojë palët.

“Në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nëpërmjet kësaj letre konfirmojmë gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën më 6-7 dhjetor 2024”.

Kërkesa e Kuvendit drejtuar Komisionit të Venecias erdhi pasi PS nuk dërgoi mandatin e Xhaçkës për verifikim në Kushtetuese.

Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet të kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!