Juristi Jordan Daci thotë se Komisioni i Venecias mund të mos e shqyrtojë kërkesën e mazhorancës, për të dhënë opinion në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Daci u shpreh se ky komision, nuk ka vlerë juridike për vendin tonë.
Avokati Sokol Hazizaj deklaroi se Kushtetuesja nuk mund të marrë vendim për një deputet të Kuvendit, pa pyetur Kuvendin. Sipas tij, Kuvendi dhe Kushtetuesja po tregohen më politik se ç’duhet.
Jordan Daci: Nuk e kuptoj dot pse një mazhorancë, duhet të luftojë me një kosto të madhe. Pra, ku është problemi? Vendimmarjen e vendos Gjykata Kushtetuese, parlamenti, ligji thotë që me mocionin e kryetarit, Kuvendi vendos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm i cili bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Ajo që tha Gjykata Kushtetuese, që mazhoranca e kupton si urdhër, nuk është urdhër për të votuar, duhet që çështja t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Gjithë kjo përplasje e madhe. Ka një problem, në pozicionimin që ka bërë mazhoranca, ka bllokuar mundësinë e çdo lloj verfikimi, të çdo deputeti tani e mbrapa. Venecia, nuk mundet kurrsesi që vendimet e Venecias të sfmunojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias nuk ka asnjë vlerë juridike për vendin tonë. Ka shumë mundësi të mos e shqyrtojë.
Sokol Hazizaj: Nëse do krijohej precedent nga Kuvendi, çështja do komplikohej mbi ekzistencën politike të Kuvendit. Kuvendi është organ politik, edhe Gjykata Kushtetuese, për shkak të detyrës, ka edhe ajo nuancë politike. Referuar kazusist për papajtueshmërinë apo pajtueshmërinë e mandatit, është histori që fillon që nga shkurti i vitit 2022. Kuvendi është futur në konflikt brenda vetes. Kuvendi vendos dhe precedentet e deritanishëm, sa herë i është kërkuar Kuvendit, i është çuar pranë Gjykatës kushtetuese ky vlerësim. Gjykata Kushtetuese nuk mund të anashkalojë nga pozicioni i saj, edhe politik gjithashtu. Gjykata Kushtetuese, ndryshe nga pushteti gjyqësor, është gjykatë thuajse politike. Nuk mund të thuash që Kuvendi, bën gabim të vendosë për kalimin në Gjykatë Kushtetuese apo jo. A ka të drejtë Gjykata Kushtetuese? Për shkak të Kushtetutës, po. Çdo mazhorancë nuk e ka neglizhuar pikën 4 të nenit 70. Në rastin konkret, Kuvendi është më politik sesa duhet./abcnews.al