Socialistët dhe demokratët nuk arritën të gjenin dakortësinë për mandatin e Vullnet Sinajt, të cilin opozita e akuzon se ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit, në kundërshtim me kushtetutën.
Shkak për këtë u bë kërkesa e shumicës që në seancë të shkohet pasi të merret opinion nga Komisioni i Venecias.
Vetë Sinaj mohoi akuzat dhe theksoi se nuk ka patur dijeni që institucionet shtetërore të kenë blerë nga bizneset e tij.
Në dallim nga c’ishte lajmëruar më herët, njoftoi se nuk do të tërhiqej nga politika.
Këshilli për Mandatet dhe Imunitetit do të zhvilloi edhe një takim për të vendosur nëse do ti rekomandojnë apo jo parlamentit, heqjen e mandatit të deputetit të Vullnet Sinajt.
/abcnews.al/