Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalimin e fitores në sheshin ‘Skënderbej’ pas fitores me mbi 800,000 vota të shqiptarëve. Në një skenë modeste në shesh, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësues socialist, Rama shprehu falenderimet për votuesit që i besuan mandatin e rradhës.
“Mandati që mbyllëm ishte më i forti i një partie politike. Ky që sapo na kanë dhënë do të jetë një mandat politikisht po aq i fortë sa ai i 92. Ne do të bëjmë të pamundurën që ta bëjmë një mandat po aq domethënës duke mbyllur negociatat brenda 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë në familjen e BE. Koha e deshi që në këtë shesh të Skënderbeut t’ua kërkojmë shiqptarëve shansin për tu bashkuar me Europën dhe ndarjen me Azinë. Shqiptarët na i plotësuan kërkesën me një mbështetje po aq kuptimplotë.
Në Europën për Shqipërinë dhe në Shqipërinë për Europën. Është një mandat për tu bërë një me fatin europian.
Ky është një mandat për ta mbajtur me shpirt ndër dhemb gurin e barazisë ndaj ligjt, ku fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk do të gjejnë vend. Në një kohë ku gjëmimet dhe rrëmuja gjeopolitike, shqiptarët e dijnë që vetëm ne mund ta udheheqim vendin në një kohë të tillë pa humbur busullën dhe ritmin. Ky mandat na bën më të bashkuar dhe të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë dhe na takon ne t’i japim fund nëmëkëmbjes dhe t’i dorëzojmë fëmijëve tanë një vend në BE ku shqiptarët të jenë përgjithmonë zot të barabartë shtëpie. Ky është një mandat për një Shqipëri të re ku do të rrisim prodhimin kombëtar në 35 miliardë euro. Do të rrisim të ardhurat për frymë, pagën mesatare nga 1 000 euro në 1 200 euro. Ky do të jetë një mandat ku do të jemi më pranë pensionistëve. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro. Ky është një mandat për Shqipërinë turistike. Një mandat për vendin me rrugë me kamera dhe shkolla me kamera intelogjente për siguri më të madhe. Ky është një mandat për një nivel të ri mbrojtje ndaj mjedisit, për Shqipërinë me shërbime ende më moderne, me parqe arsim të zhvilluar. Ky është një mandat me Shqipërinë me korridorin blu dhe korridorin e tetë. Me portin e madh të Durrësit, me porte turistike dhe me hekurudha kryesore në kantier.”

