Përplasja mes Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese mund të ishte bërë më e ashpër, nëse gjyqtarët kushtetues do të ishin vendosur në krahun e Holta Zacajt, që tentoi ta zgjasë mandatin e saj deri në fund të vitit të ardhshëm.
Dhe nga ana tjetër, Gjykata e Lartë, si institucion emërtese, ishte e bindur dhe lëvizi të gjitha hapat para, duke hapur aplikimet për pasuesin e Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht konstestimit të vetë gjyqtares. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi foli mbi këtë përplasje, këtë të hënë, duke shpjeguar pse nuk bëri asnjë hap pas, në rastin e Zaçajt.
“Do të kishim bërë paligjshmëri”, është shprehur Sadushi.
Në këtë betejë, Sadushi veçoi dhe rolin e medias, që bëri publike disa dokumente, ku vetë Holta Zacaj, kishte firmosur mbi përfundimin e mandatit të saj në mars, sikundër është ky dokument i bërë publik nga ABC News, kur nisi përplasja institucionale.
“Falënderojmë aktorët dhe mediat që evidentoi rastin”, shprehet ai.
Por nuk është vetëm mandati i gjyqtares Zaçajt që përfundon në mars, si pjesë e skemës së ripërtëritjes çdo tre vjet të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka krijuar një paqartësi, me mandatin e Elsa Toskës, gjyqtares së dorëhequr, duke e çuar mandatin e saj deri në 2028 dhe jo 2025. Në vlerësimin e kreut të Gjykatës së Lartë, Kuvendi nuk ka respektuar procedurat procedurat e ripërtëritjes së gjykatës kushtetuese.
Përveç Zacajt e Toskës, sipas skemës së ripërtëritjes, duhet të largohet edhe gjyqtarja Sonila Bejta, e emëruar nga Presidenti. Toskës dhe Zacajt i përfundon mandati më 28 prill, ndërsa procedurat duhet të nisin, 3 në janar.
Sipas Sadushit edhe pse është ulur ndjeshëm numri i dosjeve të prapambetura sërish mbeten problem moskalimi i testit të pranueshmërisë të rekurseve që kryejnë avokatët, Avokatura e Shtetit por edhe prokuroria.
/abcnews.al/