Një muaj pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ndërprerjen e mandatit të Holta Zacajt më 10 mars të 2025, Gjykata e Lartë ka shpallur vakancën për pasuesin e saj.
Në listën me 13 emra, bie në sy kandidimi i Laureta Llagamit, e cila ka mbajtur postin e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Denar Bibës që aktualisht mban postin e drejtorit të autoritetit të konkurencës apo Genta Tafa që ka mbajtur postin e drejtueses së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj
Edhe pse Holta Zacaj kishte firmosur kërkesën për vendin vacant të anëtarës së Gjykatës Kushtetuese duke qene e vetëdijshme për përfundimin në 10 mars të 2025 ajo tentoi disa herë ta shtynte mandatin e saj duke e vënë në lëvizje gjykatën kushtetuese pasi përplasjeve të vazhdueshme me institucionin e emertesës së saj, Gjykatën e Lartë.
Mirëpo, zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese një muaj më parë, nxori në pah edhe një tjetër manover që Zacaj kishte bërë për të qëndruar. Ajo vërtet i thirri gjykatësit kushtetuese por u vuri në tavolinë kërkesën e saj për pezullim shqyrtimi deri në ardhjen e opionionit të Venecias.
Ndërkohë, vendimi për Zacajn sqaron dhe përfundimin e dy mandateve të tjera, tëgjyqtares Elsa Toska dhe Sonila Bejtes, që sipas skemës së ripërtëritjes së Kushtetueses, përfundojnë më 25 prill të 2025.