Mandati i Elsa Toskës, konstitucionalistët: Pasuesi në Kushtetuese, deri në 2025

schedule15:23 - 2 Nëntor, 2024

schedule 15:23 - 2 Nëntor, 2024

Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, përves se u vesh me mister, po shkakton dhe debat në fushën e Kuvendit, si organi i emërtesës së ish-gjyqtares.

Kuvendi ka shpallur vakancën, për të cilën kanë aplikuar 10 kandidatë, duke qartësuar se gjyqtari që do të emërohet, do të vijojë mandatin e lënë të Toskës, deri në 2028, si mandat të plotë.

Por leximi i Kushtetutës, për mandatin e lënë të Toskës, përcakton përfundimin e mandatit gjatë 2025, dhe jo në 2028, bazuar një dispozite që ripërtërin përbërjen e gjykatës, të paktën emërimet e para, siç është dhe mandati i gjyqtares së dorëhequr

“Parlamenti ne shkelje te rregullit kushtetues ka dhënë mandat me te gjate se sa duhet zonjës Toska. Nuk ka qenë Kushtetues dhe duhet te ishte korrigjuar”, tha profesori i së Drejtës Kushtetuese Jordan Daci.

Neni 125, pika 6 e Kushtetutës parashikon që Kushtetuesja përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, pra mbarim mandati gjatë 2025, për 3 gjyqtarë, me nga 1 për secilin institucion emërtese, Presidencë, Kuvend dhe Gjykatë e Lartë.

“Nëse mandatet mbaronin në të njëjtin kohë kjo krijon probleme me krijimin e vakancës, del jashtë funksioni gjykata kushtetuese.

Për konstitucionalistin Jordan Daci gabimi është bërë nga Kuvendi, në 2018, kur drejtohej nga Gramoz Ruci. Por Kuvendi aktual duhet ta korrigjojë atë.”, tha Daci.

“Kuvendi ka ende kohë ta korrigjojë, pasi ende nuk është bërë emërimi.”

Nëse nuk ndodh, topi kalon tek vetë Gjykata Kushtetuese.

“Nëse kuvendi nuk do e korrigjoj, duhet patjetër gjykata kushtetuese”.

Skema e ripërtëritjes është mbështetur dhe nga një Opinion i Komisionit të Venecias, lidhur me emërimin e gjyqtarëve kushtetues.

“Nëse nje nga emërtesë nuk e bën këtë skema bie poshtë.”,

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!