Joan Laporta është zyrtarisht presidenti i ri i Barcelonës. 59-vjeçari ka drejtuar edhe më parë klubin katalanas në vitet 2003-2010, periudhë gjatë së cilës fitoi plot 12 trofe.
Laporta është emëruar sot si president i Barcelonës, duke nisur mandatin e tij të dytë. Tema më e përfolur është e ardhmja e Leo Messit, i cili del lojtar i lirë në fund të sezonit.
Kreu i klubit spanjoll është ndalur gjatë fjalës së tij te kjo çështje. “Ne do të përpiqemi të bindim Leon për të rinovuar, do të bëj gjithçka që mundem.
Ai e di një gjë të tillë. Çfarëdo që të bëjë, do të jetë më e mira. Ne synojmë ta bindim që të vazhdojë me ne, pasi është futbollisti më i mirë i historisë“, deklaroi Laporta. /abcnews.al

