Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mandarinat e Konispolit mbeten në pemë/ “Ngrin” eksporti, prodhuesit nuk gjejnë treg në BE

schedule10:36 - 13 Nëntor, 2025

schedule 10:36 - 13 Nëntor, 2025

KONISPOL- Bllokimi  i kamionëve me mandarina nga Shqipëria në Bashkimin Europian, për shkak të nivelit te lartë të pesticideve ka bërë që mandarina e Konispolit të mbetet në pemë. Bashkia jugore është prodhuesja dhe eksportuesja me e madhe ne vend e mandarinës me 60.000 tonë produkt, që shkon drejt Zvicrës, Kroacisë , Polonisë e vende të tjera të BE-se.

Por këtë vit eksporti ka ngrirë, klientët e huaj nuk po afrohen nga frika e pesticideve, ndërsa  fermerët e Xarrës dhe Mursisë nuk po vjelin dot mandarinat në kulmin e prodhimit te tyre.

“Kam të gjitha analizat të bëra në laborator të certifikuar në Itali por për momentin nuk kemi treg, tregu është zero për shkak të propagandës së bërë për mandarinën e Konispolit që është me pesticide, por të gjitha parametrat nga analizat janë në rregull dhe mandarina është super mandarine, për vendin, për Kosovën, për Europën, për çdo vend. Unë kam emergjente një parcelë, të gjitha mandarinat atje duhet të hiqen nga dega, se kanë filluar tej pjekjen, dhe është e gjitha shumë cilësore, atë mandarinë që hanë fëmijët e mi, atë mandarinë do hanë edhe njerëzit si në Shqipëri edhe Kosovë edhe Europe. Është mandarinë që duhet të hiqet nga dega sepse pastaj do mbushen kanalet e Konispolit”, tha fermeri Lulzim Zejno.

Në pikën e grumbullimit për eksport, Arjol Shero thotë se analizat e produktit janë bërë gjithmonë, por lajmet mbi praninë e pesticideve po e bëjnë shumë të vështirë depërtimin në tregun e BE-së të mandarinës nga Konispoli.

“Në zonën e Konispolit janë 1000 hektarë të mbjella me manderina, me agrume portokalle dhe limona. Janë 1000 fermerë që bëjnë këtë punë çdo ditë të vitit që u shërbejnë këtyre pemëve, janë diku te 1 milion pemë që janë në prodhim, që do të thotë rreth 60. 000 tonë prodhim në vit dhe përkthyer në lekë arrin deri në 30 milionë euro”

Situata tani është e ngrirë, nuk ka kërkesë, si nga fermerët, si nga pikat e grumbullimit si nga klienti.”

“Secila kompani që bën grumbullimin dhe pastaj eksportimin i bën individualisht analizat, unë kam 5 vjet që nuk grumbulloj pa analiza, kam bashkëpunim me marketet Lidl në Europë, ata vijnë marrin mostrat në çdo parcele në çdo fermer, bëjnë analizën, dhe pastaj tërheqin produktin. Deri me sot kam bërë 100 analiza, të cilat kanë karence te larte, pra janë preparate të lejuara deri në momentin e vjeljes, dhe në bashkë me fermerin vendosim datën se kur e vjelim dhe e hedhim ne treg.”

Edhe për përfaqësues te laboratorit deri tani mandarina ka rezultuar e pastër.

“Jam përfaqësues i laboratorit dhe kam bëre rreth 200 analiza deri tani dhe janë te pastra.”

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë se Konispolit Erges Dule u bën thirrje autoriteteve të ushtrojnë kontrolle mbi farmacitë bujqësore, në mënyrë që të ndalohet shitja e pesticideve te ndaluara.

“Kjo nuk do të thotë që duhet të merret në qafë një zonë e tërë, vetëm për disa fermerë dhe këtu bej thirrje institucioneve, që është me e kollajtë të kontrollohen pikat e farmacive bujqësore, që merren me tregtimin e këtyre lendeve, sesa 1000 fermerë me analiza gjë që u shkakton atyre dhe një kosto financiare deri në 200 euro, që shton koston e prodhimit sepse ne po i financojmë me naftë dhe nga ana tjetër u marrim lekë për analiza dhe kështu që thirrja shkon për institucionet, kontrolloni farmacitë bujqësore, importin e këtyre lëndëve që në origjinë”, tha ai.

Mandarina në Konispol është në stok, makineritë në pikat e grumbullimit janë fikur, qindra punëtorë nga zonat përreth, por dhe nga Lushnja e Elbasani qer çdo vit punojnë ner vjeljen e mandarinës ende nuk kane nisur punë, ndërsa fermerët po shkojnë drejt një kolapsi që s kishte ndodhur kurrë më parë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!