Mancini tregohet i sinqertë: Ju tregoj cilin ekip s’do doja përballë në “Play-off”

schedule21:55 - 16 Nëntor, 2021

schedule 21:55 - 16 Nëntor, 2021

Roberto Mancini ka folur pas ndeshjes që Italia barazoi kundër Irlandës së Veriut. Kampionët e Europës ia dorëzuan vendin e parë Zvicrës, ndërkohë që tekniku ka folur edhe për rivalin që nuk do e donte në play-off.

“Ne menduam se ishim të kualifikuar për në Kupën e Botës, por duhet të jemi në gjendje të pranojmë verdiktin e fushës edhe kur ai është negativ.

Ne ende i kemi mundësitë dhe do të luajmë të kualifikohemi. Nëse do të kishte një moment negativ, më mirë tani sesa në mars ose më vonë në Kupën e Botës.

Megjithatë, nëse arrijmë në mars dhe jemi pa lëndime, ne mund të përballemi me këdo. Nëse do mund të hiqja një ekip për mos u përballur, do të thosha Portugalinë”, është shprehur Mancini. / abcnews.al