Mancini: Tonali di të bëjë gjithçka, do rritet. Titulli? Juventusi në “pole”

schedule16:24 - 30 Maj, 2020

schedule 16:24 - 30 Maj, 2020

Sandro Tonali është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian. 20-vjeçari i Brescias do të transferohet në një skuadër të madhe në merkaton e verës dhe Roberto Mancini thur elozhe për të në një prononcim për Radio Deejay.

Trajneri i kombëtares italiane analizon edhe garën e fortë për titull në Serie A. Juventus kryeson me një pikë më shumë se Lazio dhe 9 pikë më shumë se Interi, që ka zhvilluar një ndeshje më pak se dy rivalët.

Tonali është një nga lojtarët tanë të rinj. Nëse transferohet te një skuadër që luan në Evropë, do të krijojë shumë eksperiencë. Aktivizimi në nivele të tilla do e përmirësojë ndjeshëm në të gjithë aspektet.

Ai mund të luajë para mbrojtjes në mesfushën me tre, por edhe si numër 6 ose 8. Ka një gjuajtje të bukur, mund të shënojë gola, di të ndërtojë një aksion dhe të bëjë gjithçka. Balotelli? Çfarë të them për të? Shpresoj që të kthehet në stërvitje.

Titulli? Lazio dhe Juventus do të garojnë deri në fund për titullin kampion, ndërsa faktori fushë nuk vlen më. Edhe Interi ka disa shanse. Mendoj se do të ketë surpriza, por Juventusi mbetet i avantazhuar, sepse ka një kontingjent të pasur lojtarësh“, përfundon Mancini. /abcnews.al