Mancini shpall listën e Italisë, debutojnë tre talente

schedule16:52 - 8 Nëntor, 2019

schedule 16:52 - 8 Nëntor, 2019

Italia është ndër ekipet e para që arriti të kualifikohej në Euro 2020. Ekipi i Roberto Mancinit zhvilloi një fazë eliminatoresh fantastike dhe kryeson grupin J me pikë të plota. Dy ndeshjet e radhës, njëkohësisht edhe të fundit, zhvillohen përballë Bosnjës në transfertë (15 nëntor) dhe Armenisë në shtëpi (18 nëntor).

Mancini ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar, teksa tre lojtarë kanë marrë ftesën e parë me kombëtaren. Andrea Cistana, mbrojtësi i Brescias (22 vjeç), Gaetano Castrovilli, mesfushor i Fiorentinës (22 vjeç) dhe Riccardo Orsolini, sulmues krahu i Bolognës (22 vjeç). Mario Balotelli duhet të presë ende. Sulmuesi duhet të vazhdojë të bëjë mirë me Brescian dhe rikthimi mund të ndodhë në të ardhmen.

PORTIERË: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).

MBROJTËS : Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Andrea Cistana (Brescia), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Leonardo Spinazzola (Roma).

MESFUSHORË: Nicolò Barella (Inter), Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Rolando Mandragora (Udinese), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Nicolò Zaniolo (Roma).

SULMUES: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shangai Shenhua), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Riccardo Orsolini (Bologna). /abcnews.al