Mancini optimist: Do e kalojmë këtë situatë, Italia fiton Europianin

schedule16:14 - 22 Mars, 2020

schedule 16:14 - 22 Mars, 2020

TRAJNERI I ITALISE, MANÇINI, I BINDUR: DO T’IA DALIM. SERIA A RIFILLON, LE TE FITOJME KAMPIONATIN EUROPIAN

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është optimist se kriza e Koronavirusit do të përfundojë shpejt. Ai premton që kombëtarja do të synojë fitoren e Kampionatit Europian vitin e ardhshëm. Për momentin nuk mund ta bëjë punën e tij.

Roberto Mancini, ashtu si shumë të tjerë, është një i “papunë” prej hallit, edhe pse një i “papunë” milioner. Trajneri i kombëtares së Italisë, padyshim që ndjen për vendin e tij dhe e bëri detyrën qytetare duke i ftuar bashkatdhetarët e tij të bëjnë kujdes, e të qëndrojnë nëpër shtëpi, për të mundur Koronavirusin.

Më tej, Mancini shpreh optimizmin se gjithçka do të kalojë madje shpejt, dhe se Italia do ta marrë veten, ashtu si edhe futbolli i saj. Në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, strategu pohon se pret që gjendja të përmirësohet.

“Jam këtu në Itali, bashkë me italianët. Jam optimist. Kampionati do të rifillojë, kombëtarja do të jetë edhe më e fortë, do të provojmë të fitojmë Europianin vitin tjetër. Ndërsa jam në shtëpi, mendoj për himnin dhe emocionohem”.

Një mbështetje morale nga ana e trajnerit të kaltërve, në një moment shumë të vështirë për popullin italian, që tani ka më shumë viktima nga koronavirusi edhe se Kina, duke qenë vendi më i goditur në botë.

Italia i përfundoi në mënyrë shembullore eliminatoret e Europianit, duke i fituar të gjitha sfidat në grupin e saj, madje duke shënuar 37 gola në 10 ndeshje, po aq sa Anglia, duke u lënë prapa vetëm nga Belgjika me 40.

Tifozët italianët shpresojnë që të kaltrit të arrijnë të fitojnë më në fund titullin europian, që do të ishte i dyti në histori, dhe i pari që nga viti i largët 1968./abcnes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!