Nesër në mbrëmje pritet të zhvillohet dueli mes Milanit dhe Romës, takim i cili do të mbyllë dhe javën e pestë të Serie A. Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, do të ketë një shqetësim më pak sepse Gianluca Mancini ka rezultuar negativ në testin e radhës së Covid-19.
Ishte vetë mbrojtësi që konfirmoi pak ditë më parë lajmin se ai ishte infektuar nga koronavirusi, por tashmë fatmirësisht ai është negativ. Me pak fjalë lojtari do të udhëtojë me ekipin drejt Milanos dhe mbetet për t’u parë nëse do ta fillojë ndeshjen si titullar.
“Destinacioni “San Siro”, shkruan Mancini në “Instagram”. Një lajm shumë i mirë ky për romakët, duke marrë parasysh edhe mungesën e sigurtë të Chris Smalling në mbrojtje. Ndeshja pritet të startojë në orën 20:45 me orën lokale. /abcnews.al