Hallet për Roberto Mancinin nuk mbarojnë. Përveç mungesave të rëndësishme që ka në skuadër, tashmë duhet të bëjë llogaritë pa një tjetër futbollist.
Sandro Tonali është larguar nga grumbulli i i Italisë, pasi lojtari nuk ishte në gjendje të mirë dhe për këtë është parë e arsyeshme të largohet nga kombëtarja.
“Tonali nuk është stërvitur fare me ne. Ne u munduam që ta kishim të gatshëm për sfidën në Budapest, por ai nuk është ndjerë aspak mirë dhe për këtë arsye e kemi kthyer në shtëpi”, u shpreh Mancini në
Ende nuk dihet nëse dëmtimi është serioz ose diçka e lehtë, por te Milani padyshim që po e presin menjëherë përgjigjen, pasi kuqezinjtë do të kenë disa ndeshje të vështira pas pauzës së kombëtareve, si ato me Chelsea, ose ajo me Juven. /f.a/abcnews.al