“Mancini më goditi me bërryl te goli i dytë”, proteston mbrojtësi i Interit

schedule17:18 - 10 Janar, 2021

schedule 17:18 - 10 Janar, 2021

Milan Skriniar shënoi golin e parë të Interit në barazimin 2-2 në “Olimpico” ndaj Romës. Zikaltrit humbën dy pikë nga goli i pësuar nga Mancini (86′). Mbrojtësi sllovak pretendon se autori i golit shkaktoi faull ndaj tij në momentin e golit.

Pjesën e dytë e nisëm shumë mirë, u futëm në lojë ashtu siç duhet. Te goli i dytë i Romës, Mancini më goditi me bërryl, por arbitri zgjodhi të mos ndalonte lojën. Çfarë të bëjmë, s’e kemi ne në dorë. Më vjen keq që nuk arritëm të shfrytëzonim më mirë rastet që krijuam.

Trajneri më ka dhënë gjithmonë besim, mua më duhet vetëm të vazhdoj të punoj fort. Sigurisht që ndodh të mos luash mirë dhe një tjetër të aktivizohet në vendin tënd. Jam i lumtur që Conte beson tek unë, mund ta falënderoj vetëm me paraqitje pozitive në fushë“, deklaron Skriniar. /abcnews.al