Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka treguar planet e tij për të ardhmen. Në një lidhje direkte me emisionin “Tiki Taka”, ai tregon se aventura e tij në kombëtaren italiane do të përfundojë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar vitin e ardhshëm.
“Unë nuk do të jem më trajneri i Italisë pas Kupës së Botës në Katar 2022. Dëshiroj të rikthehem të drejtoj një klub. Zëvendësuesi im? Nuk e di, por ka shumë trajner që mund ta bëjnë atë. Allegri, Ancelotti apo Gasperini janë disa nga trajnerët që mund ta drejtojnë shumë mirë Italinë”, deklaron Mancini.
56-vjeçari pritet të drejtojë kombëtaren italiane në kampionatin europian gjatë kësaj vere dhe në Kupën e Botës vitin e ardhshëm. Kujtojmë që të kaltrit nën drejtmin e Mancinit u kualifikuan në Euro 2020 falë 10 fitoreve në 10 ndeshje në fazën e grupeve. /abcnews.al