Mancini: Fitorja për gjithë italianët, sa bukur që u rikthyem të përqafohemi

schedule18:18 - 12 Korrik, 2021

schedule 18:18 - 12 Korrik, 2021

Italia ka zbarkuar në Romë, bashkë me trofeun e Euro 2020. Roberto Mancini dhe djemtë e tij zhvilluan një Europian fantastik, duke u dhuruar emocione të shumta tifozëve dhe gjithë popullit italian.

Kombëtarja e kaltër është pritur nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i cili nuk i kurseu elozhet dhe fjalët e bukura për kampionët e kontinentit të vjetër. Fjalën e mori edhe trajneri Roberto Mancini, arkitekti i kësaj Italie të bukur dhe fituese.

Ishte një mbrëmje festive për të gjithë Italianët, të cilët u rikthyen të përqafojnë përsëri njëri-tjetrin. Nuk e fsheh krenarinë dhe emocionin e asaj që kemi arritur të bëjmë. Këtë fitore ua dedikojmë gjithë italianëve.

 

Festë e çmendur në çdo qytet të Italisë

Më në fund pati festë pas 18 muajve. Jemi shumë të lumtur, vendi është rikthyer sërish të festojë, jemi të kënaqur që kemi transmetuar kaq shumë emocione, duke shkruar një nga faqet më të bukura të futbollit tonë.

Fitimi i Euro 2020 shkon për çdo italian. Dua të komplimentoj edhe Matteo Berrettinin (italiani i parë që doli në një finale të Wimbledon në tenis, por humbi finalen me Djokovic). Vuajtëm bashkë me të, por jam i bindur që do të rikthehet dhe do fitojë në Wimbledon“, deklaroi Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!