Mancini: Dy janë cilësitë kryesore, te Italia ime dua vetëm lojtarë të tillë

schedule19:22 - 11 Prill, 2020

schedule 19:22 - 11 Prill, 2020

Roberto Mancini e ka shprehur gjithmonë që Italia e tij synon fitimin e Europianit, kompeticion në të cilin kombëtarja e kaltër ka triumfuar vetëm një herë në histori. Koronavirusi prishi çdo plan dhe UEFA vendosi ta shtynte Euro 2020 për verën e vitit të ardhshëm.

Trajneri ka bërë një punë të madhe, ka rinovuar një skuadër që kishte prekur fundin dhe Italia është e mbushur plot lojtarë të rinj, entuziazëm dhe futboll të bukur. Mancini flet rreth situatës së vështirë për Sole 24 Ore dhe tregon dy karakteristikat që duhet të kenë lojtarët e tij.

Do vlerësojmë pasojat që ka pasur kjo situatë pushimi te futbollistët pasi të rinisin kampionatet. Të shohim çfarë do të vendosë UEFA, shpresoj që të ndodhë sa më shpejt rikthimi në fushë. Kjo gjë nënkupton fundin e kësaj situate të trishtë dhe të njerëzve të vdekur.

Lojtari tipik i Italisë time? Sigurisht që duhet të jetë teknik, cilësi e nevojshme për të interpretuar rolin që i besohet në fushën e blertë. Por, gjithashtu, ai duhet të ketë edhe një karakter që i lejon të jetë, brenda dhe jashtë fushe, një pikë referimi e rëndësishme për skuadrën“, përfundon Mancini. /abcnews.al