Futbolli është kthyer në një industri gjigante, por koronavirusi ka shkatuar probleme të mëdha ekonomike. Klubet kanë vendosur të ulin rrogat e lojtarëve dhe stafit teknik, teksa shumë punonjës rrezikojnë punët e tyre.
Manchester City ishte i pari klub që qetësi të gjithë pjesëtarët e vet, duke konfirmuar faktin që rrogat do vazhdojnë të paguhen dhe askush nuk do humbasë vendin e punës. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe “armiqtë” e Manchester United.
The Mirror raporton se “Djajtë e Kuq” do paguajnë rrogat e të gjithë punëtorëve të kompanisë, duke kopjuar Cityn. Një veprim i bukur dhe ndryshe nga Liverpool dhe Tottenham, që kanë zgjedhur të kursejnë në këtë kohë krize. /abcnews.al