Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është në bisedime me Manchester United për t’u bërë trajner i përkohshëm i klubit deri në fund të sezonit.
Sipas Guardian, Valverde tashmë ka pasur një sërë bisedimesh me drejtorin sportiv John Murtough për një lëvizje në Old Trafford. Të dy madje kanë folur tashmë për lojtarë të mundshëm për t’i shtuar skuadrës në merkaton e janarit.
Spanjolli Valverde u largua nga Barcelona janarin e kaluar pas një sërë rezultatesh të dobëta, por jo përpara se të fitonte dy tituj të La Ligës në tre vitet e tij në klub. United shkarkoi Ole Gunnar Solskajer të dielën pas humbjes 4-1 ndaj Watford dhe njoftoi planet për të emëruar një trajner të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit./h.ll/abcnews.al