Manchester United beson se do të mundet të transferojë Harry Kane këtë merkato të verës, nëse Tottenham nuk përfundon në top katërshen e Premier League.
Drejtuesit e “Old Trafford” mendojnë gjithashtu se nëse Tottenham nuk arrinë të kualifikohet për në fazën tjetër të Champions League, atëherë çmimi i sulmuesit anglez do të bjerë ndjeshëm, më pak se 100 milionë paundët e kërkuara.
United ka bërë kontaktet e para me kampin e Kane përmes një pale të tretë dhe janë inkurajuar nga përgjigja. Marrëveshja e kapitenit të Anglisë prej 200 mijë paund në javë përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe dështimi në Champions i vendos kërkuesit në një pozicion më të mirë për të negociuar një tarifë më të ulët./ h.ll/abcnews.al