Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar mund të transferohet në Angli.
PSG dëshiron të ndahet me brazilianin këtë verë, por vetë lojtari nuk është aspak i etur të largohet nga Parisi. Një opsion i mundshëm për yllin 31-vjeçar mund të jetë një kalim te Manchester United, raporton FootMercato.
Klubi anglez ende nuk ka filluar punën për transferimin, por tashmë ishte duke e studiuar këtë çështje në fillim të vitit. Problemi kryesor është qëllimi i vetë sulmuesit për të qëndruar te PSG nuk do të jetë e lehtë ta bindësh.
Kontrata aktuale e Neymar është deri në vitin 2025, me një tarifë transferimi prej 70 milionë euro sipas Transfermarkt. /G.D abcnews.al/