Manchester United hyn në garë për Griezman dhe i ofron francezit 26 mln euro në sezon. De Ligt pranë transferimit të Paris Saint Germain.
Antoine Griezman është një hap larg skuadrës së Barcelonës, por në Angli zërat flasin për një interes të skuadrës së Manchester United. Sipas mediave britanike, djajtë e kuq janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 mln euro për shërbimet e francezit dhe një pagë prej 26 mln euro në sezon. Shifrat të çmendura për xhevahirin francez, i cili shihet si përforcimi i Barcelonës, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga zërat brenda klubit spanjoll.
Mbrojtësi i Ajaksit, De Ligt është gjithnjë e më larg skuadrës së Barcelonës. Sipas së përditshmes holandeze De Telegraf, nëna dhe e dashura e futbollistit kanë vizituar disa rezidenca në Paris ku mund të vendosen në rast se 19 vjeçari do të luaj për PSG sezonin e ardhshëm. Pak ditë më parë De Ligt theksoi se nuk është ende gati për një aventurë te Barcelona, zëra këta që e dërgojnë tek kampionët në fuqi francezët.
Sezoni i kaluar me fanellën e Milanit mund të konsiderohet si pozitiv për Bakajoko kartonin e të cilit e zotëron skuadra e Chelsea. Milani nuk e ushtroi të drejtën e blerjes përfundimtare ndërkohë që kërkesat në drejtim të futbollistit të bluve të Londrës nuk mungojnë. Skuadra e Paris Saint Germain pritet të jetë destinacioni i ri për Bakajoko i cili kërkon të bashkohet me Leonardon, i cili u rikthye tek kampionet në fuqi të Francës.
“Do të doja të luaja me PSG, i jam mirënjohës Leonardos pasi është ai i cili më dha mundësinë të rikthehem në nivele të larta”, tha lojtari i Chelseat për Lequipe.
E ardhmja e talentit të kaljarit Nikolo Barela është në pikëpyetje. Klubi që militon në Serinë A ka pasur një akord me skuadrën e Interit për shifrën e 35 mln euro ndërkohë që lojtari do të nënshkruante kontratën 5 vjeçare me dy mln euro në sezon por në skenë ka dale skuadra e Milanit.
Presidenti i Cagliari thekson se oferta e zi-kaltërve nuk i kënaq kërkesat e skuadrës dhe është në pritje të ofertave të tjera. Kaljari kërkon rreth 50 mln euro për kartonin e barelës ndërkohë që Milani është i gatshëm të shpenzojë një shumë të tillë për një ndër talentet e futbollit Italian./ ABC News Albania 24/7