Manchester United nuk ndalet

schedule14:43 - 3 Janar, 2019

schedule 14:43 - 3 Janar, 2019

Manchester United është edhe më pranë zonës Champions, pas fitores së katërt radhazi në Premier League. Trajneri Solskjaer shpreson që të qëndrojë gjatë në këtë detyrë.

Të gjithë e kujtojnë se çfarë mrekullie ndodhi me të tillë si Franc Bekenbauer apo Pep Guardiola, madje sapo nisën karrierën e trajningut. Mos vallë, kështu do të ngjajë me Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United?

Norvegjezi arriti fitoren e katërt në katër ndeshje në stolin e “djajve të kuq”, 2-0 në fushën e Neëcastle dhe nuk duket se ka ndërmend të ndalet. Ish-sulmuesi i Sir Aleks Fergusonit u mor si zgjedhje momentale, pas shkarkimit të bujshëm të Jose Mourinho-s, por dihet se fati i çdo trajneri varet nga rezultatet. Solskjaer nuk ka ndonjë përvojë të madhe, por 12 pikë në 4 ndeshje në Premier League janë “licenca” më e mirë.

“Nuk do të doja aspak të largohesha në Maj, – u shpreh norvegjezi pas ndeshjes, – jam në drejtimin e një grupi lojtarësh të mrekullueshëm, në një atmosferë fantastike, por gjithsesi mbetem i përqëndruar tek ndeshja e radhës. Do të bëj punën time për aq kohë sa do të jem këtu”.

Suksesi i fundit nuk ishte i lehtë, por kush e priste që të ishte i tillë? Golat erdhën në 25 minutat e fundit, por gjithsesi tri pikët ishin njëlloj tri pikë, edhe sikur të ishte shënuar që në fillim. Në “Saint Jamesis Park”, u desh që Romelu Lukaku të hynte si zëvendësues për të kaluar të vetët në avantazh, po ashtu Solskjer bëri lëvizjen e dytë fituese duke hedhur në fushë Rashfordin.

Sulmuesi belg pati nevojë vetëm për 38 minuta, por edhe për gabimin e portierit vendas, Martin Dubravka. Marcus Rashford realizoi të dytin pak minuta para fundit, dhe United është tani vetëm 6 pikë larg zonës Champions, pas barazimit të Chelsea-t. Skuadra e Solskjaer ka 38 pikë ndaj 44 të Chelsea, me Arsenalin që ka 41 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!