Harry Maguire është zyrtarisht në merkato. Kapiteni i Manchester United nuk është më pjesë e planeve të “Djajve të Kuq”.
Siç raporton “Give Me Sport”, klubi anglez është i gatshëm të pranojë rreth 35 milionë paund për kartonin e tij që ta lejë të lirë.
Burimet e klubit anglez të kontaktuara nga mediat britanike thonë se janë mjaft të zhgënjyer pasi edhe pse e kanë ulur ndjeshëm çmimin e tij, askush nuk dëshiron ta blejë./h.ll/abcnews.al