Manchester United-Liverpool, Wenger këshillon Solskjaer për fitoren

schedule11:25 - 22 Tetor, 2021

schedule 11:25 - 22 Tetor, 2021

Angli të gjithë po presin ditën e diel, për të parë supersfidën mes Manchester United dhe Liverpool. Dy skuadra të suksesshme në Premier League që do të sfidohen në “Teatrin e Ëndrrave”, ora 15:30.

Duele të tilla priten gjithmonë me interes të madh nga protagonistët, por edhe ish protagonistë në Premier League. I tillë është Arsene Wenger i cili ka folur rreth kësaj sfidë ku madje nuk ka nguruar të këshillojë edhe Ole Gunnar Solskjaer, për lojtarët që duhet të luajnë për të bërë të mundur fitimin e ndeshjes kundër “the reds”.

“Unë mendoj se kyçi i betejës do të jetë mesfusha dhe Solskjaer i ka emrat për të bërë mirë. Unë do t’i këshilloja aktivizimin nga minuta e parë të Paul Pogba, Fred dhe Bruno Fernandes. Pogba të jep shumë thellësi dhe krijon shumë aksione të rrezikshme. Me të në fushë, edhe Bruno Fernandes është më i lirshëm, gjen më shumë hapësira. Sa i përket Fred, në pjesën e dytë ndaj Atalantës ishte fantastik dhe duhet inkurajuar edhe ndaj Liverpool”, shprehej trajneri francez. /f.a/abcnews.al