Manchester United, goditje të dyfishtë në merkato/ “Djajtë e Kuq” transferojnë dy mbrojtësit e Bayern Munchen

schedule17:37 - 12 Gusht, 2024

schedule 17:37 - 12 Gusht, 2024

Manchester United nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.

Ekipi anglez ka kryer një goditje të dyfishtë në Mynih, teksa kanë arritur marrëveshjen me Bayern për transferimet e Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, de Ligt dhe Mazraoui ndodhen në Manchester ku kanë kryer edhe testet mjekësore.

De Ligt do të kushtojë 50 milionë euro, ndërsa Marzaoui 20 milionë euro./abcnews.al