Skuadra e Manchester United nuk ka të ndalur në këtë tur përgatitor. Djajtë e kuq fituan miqësoren e katër radhazi. Kësaj radhe ndaj skuadrës tjetër angleze të Totenham me rezultatin 2-1.
Në pjesën e parë trajneri Solskjaer hodhi në fushë lojtarë të rinj ndërkohë që në fraksionin e dytë bëri ndryshime të shumta. Ishin djajtë e kuq që kaluan të parët në avantazh në minutën e 24 me Martial.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat krijuan shumë shanse shënimi ndërkohë që në minutën e 65 Totenhem barazon falë golit të brazilianit Lukas Moura i ndihmuar nga një devijim i prapavijës së united.
Manchester United reagoi mjaft mirë pas pësimit të golit me të riun Angel Gomes i cili i dha fitoren skuadrës së teknikut Solskjaer.
Sulmuesi finalizon në gol një aksion mjaft të bukur dhe jep sinjale pozitive se është i gatshëm të mbajë mbi supe peshën e fanellës legjendare të Manchester United./ABC News Albania 24/7