Manchester United fitoi në fushën e Tottenham-it, duke iu afruar zonës Champions. Londinezët mbetën larg titullit.
Po vazhdon të kërkojë trajner, por ndoshta ka harruar se e ka një në stol. Ole Gunnar Solskjer sikur ia kujtoi drejtuesve të Mançester Junajtidit se ai është aty, ndërsa udhëhoqi skuadrën drejt fitores së gjashtë radhazi.
As edhe vetë trajneri legjendar, Sir Aleks Ferguson, nuk ia kishte dalë, dhe kishte mbetur deri në pesë. Suksesi ishte i madh, edhe pse me fat, 1-0 në fushën e Totenhemit, një skuadre që gjatë këtij sezoni ka qenë vazhdimisht pretendente për titull. Portieri David De Gea në një krah, dhe sulmuesi Marcus Rashford në krahun tjetër, ndihmuan United të vazhdojë “ringjalljen” pas shkarkimit të Josë Mourinhos. Fitorja bëri që “djajtë e kuq” të ngjitesh në kuotën e 41 pikëve, baraz me Arsenalin që mban vendin e pestë në Premier League.
Tottenham-i luajti mirë dhe pati mjaft mundësi për të shënuar, por u ndalua nga mbrojtja e fortë mike, por sidomos nga forma e portierit spanjoll, De Gea. Sulmuesi Harry Kane dhe shokët e tij, iu afruan golit për vendasit në stadiumin “Ëembley”, por pa mundur të shënonin. Tottenham-i mbeti 10 pikë larg Liverpool-it kryesues, duke pakësuar shanset për titullin, ndërsa Chelsea është vetëm 1 pikë larg.
Londinezët duket se do të vuajnë mungesën e përvojës, pavarësisht punës shumë të mirë të trajnerit Pocchetino. Që nga viti 2008, ata nuk kanë fituar asnjë trofe, dhe kjo bën që ta ndjejnë presionin sa herë që janë pretendentë. Manchester United, ndërkaq, mund të pretendojë realisht për një vend në zonën Champions./abcnews.al