Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manchester United e mbyll me fitore në “Old Traford”, nuk ka festë pa Ronaldon

schedule22:55 - 2 Maj, 2022

schedule 22:55 - 2 Maj, 2022

Manchester United ka mposhtur 3-0 skuadrën e Brentford, duke përforcuar pozitat në vendin e gjashtë në kampionat. “Djajtë e kuq” e zhbllokuan ndeshje shumë shpejt.

Bruno Fernandes ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e nëntë, ndërkohë që edhe Ronaldo në fundin e pjesës së parë e çoi topin në rrjetë.

Gjithsesi VAR e kapi pozicion jashtë loje dhe festa nuk zgjati. Portugezi shënoi gol të rregullt, në pjesën e dytë, me penallti dhe sërish ngriti dorën drejt qiellit për djalin e tij që nuk ia doli në lindje.

Manchester United në minutën e 72-të shënoi edhe një tjetër gol, me qendërmbrojtësin Varane dhe “Djajtë e kuq” morën pikët e plota në këtë ndeshje. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!