Marash Kumbulla rikthehet në qendër të vëmendjes. “Daily Express” shkruan se sonte në përballjen e Europa League, mes Manchester United dhe Romës, “Djajtë e kuq” do të mund të shikojnë mbrojtësin shqiptar, i cili konsiderohet si një alternativë nëse nuk afrohet Raphael Varane.
Në artikullin e anglezëve nuk flitet për ndonjë ofertë konkrete, madje mes të tjerash shkruhet se këtë verë United as mund të bëjë një ofertë për transferimin e Kumbullës në Premier League.
Gjithsesi kjo nuk i ka ndalur mediat italiane dhe jo vetëm që ta shesin si një lajm merkatoje të ri. Kumbulla edhe në të shkuarën është lidhur me një kalim te Manchester United, por ishte Roma ajo që vjet e mori mbrojtësin nga Hellas Verona në huazim me detyrim blerje. /abcnews.al

